Maradona: “Nëse më prekin ndihmësit, iki”
“Nëse do të prekin një nga të mijtë do ta lë Kombëtaren”. Diego Maradona foli qartë, duke i lëshuar një mesazh të saktë Federatës Argjeninase të Futbollit. Kryetrajneri është gati të ndjekë aventurën e tij në krye të bankinë “albiceleste”, por dëshiron që të gjithë bashkëpunëtorët e tij të konfirmohen.
KUSHTET - Maradona i bëri të qarta kërkesat e tij duke ndërhyrë përmes një komunikimi telefonik gjatë emisionit “Shou i futbollit”, përpara takimit me presidentin e Federatës, Hulio Grondona, në të cilën do të përcaktohet edhe e ardhmja e tij. “Dëshiroj të mbajë të gjithë stafin tim, duke shtuar edhe ndonjë element”, - shpjegoi Maradona, që synon të sjellë në Kombëtare mikun e tij, Oskar Ruxheri. Maradona theksoi se marrëdhëniet e tij me qeverinë e Kristian Kirchner nuk influencojë në të ardhmen e tij si trajner. “Paga ime paguhet nga federata, nuk besoj se Kirchner ka ndonjë gjë në dorë që unë të qëndroj ose jo në bankinën e Argjentinës”. Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ishte një nga më teknikët më të mediatizuar gjatë 30 ditëve të Botërorit të Afrikës së Jugut. Madje ai bëri një premtim të çmendur gjatë një interviste për radion “Metro”. “Nëse ne do të fitojmë Kupën e Botës, unë do të vrapoj lakuriq përreth ‘El Obelisko’ në qendër të Buenos Aires”, - tha Maradona gjatë transmetimit direkt
JETA- Diego Armando Maradona ka lindur, më 30 tetor 1960, në Lanus. Trajner i Argjentinës nga tetori i vitit 2008, kur mori vendin e Alfio Baziles. Maradona si futbollist është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Ka veshur fanellat e Argentinos Juniors, Boca Juniors (1981/82), Barcelonës, Napolit, Seviljes, Nju Old Bojs, me të cilat ka fituar 5 kampionate. Me Kombëtaren argjentinase: 91 ndeshje, 34 gola. Ka fituar Botërorin në vitin 1986. Ka marrë pjesë edhe në 3 finale të tjera: 1982, 1990 e 1994 (21 ndeshje, 8 gola). Në vitin 1994 u gjet me doping gjatë ndeshjes.
Dilema “Ronaldinjo” shqetëson Milanin
Enigma Ronaldinjo. Do të qëndrojë apo jo tek Milani? Dilema është e ligjshme dhe gjithnjë aktuale edhe pas deklaratave të administratorit të përgjithshëm të Milanit. Adriano Galliani. Pas takimit miqësor me Varezen, ku së bashku me të në tribunë ishin edhe Marrota me Del Nerin, deklaroi në mikrofonët e Sky: “Nuk ka asnjë dyshim se Ronaldinjo do të qëndrojë edhe këtë sezon me ne, edhe sepse ka një kontratë për të respektuar. Efektivisht për të zgjatur një kontratë duhen dy palë. Mendoj se do takohemi në ditët në vazhdim”. Në të vërtetë elozhet e presidentit Berluskoni që e identifikoi ‘Gauchon’ si “lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave” kanë kënaqur dëshirat dhe kërkesat e sulmuesit brazilian që nga ana tjetër nuk duket shumë I mbrojtur nga një Milan që në takimin e djeshëm miqësor të humbur 2 me 0 ndaj Vareses ka vuajtur shumë. Madje pavarësisht garancisë së fjalëve të Berluskonit se Ronaldinjo do të qëndrojë tek Milan edhe pas datës 30 qershor 2011 që është skadenca e kontratës aktuale, ekziston rreziku konkret se mund të vijë edhe një divorc I menjëhershëm. Pikërisht për këtë motiv Milan po mundohet të jetë I përgatitur duke bllokuar sulmuesin francez Hatem Ben Arfa, 23 – vjeçar që nga fillimi I sezonit të kaluar nuk ka marrëdhënie të mira me teknikun Deshamps. Për këtë motiv skuadra kampione e Francës, Olimpik i Marsejës, ka vendosur ta lëshojë në formë huazimi këtë sezon dhe që fare mirë mund të veshë fanellën kuqezi pasi me karakteristikat që ka mund të zëvendësojë si Ronaldinjon ashtu edhe Paton tek skuadra e Milanit. Marseja ka vendosur shifrën e 1 milion eurove për sezonin që do të huazohet e më pas për blerjen përfundimtare kërkon 7 deri në 8 milion euro.
27 Korrik 2010