E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton John shkruan mjuzikëll



Elton John ka nisur të shkruajë muzikën për një mjuzikël teatror, i cili do të realizohet bazuar në romanin e "Animal Farm“ të George Orëell. Ai sërish do të bashkëpunojë me skenaristin Lee Hallom me të cilin në vitin 2005 dha idenë për mjuziklin "Billy Elliot". Regjisori dhe ekipi i aktorëve ende nuk janë bërë të ditur. Hall ka thënë se nuk do të fillojë përgatitjet para vitit 2012. “Animal farm“, në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur disa realizime skenike, por asnjëherë më parë nuk është shndërruar në mjuzikël. Elton John ka kohë që ka paralajmëruar se është duke punuar në këtë projekt.

Lopez s’mund ta harrojë poshtërimin

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ende nuk ka mundur ta tejkalojë poshtërimin dhe traumën që e ka përjetuar kur ish i dashuri i saj, Ben Affleck e kishte lënë vetëm disa çaste para martesës. Jennifer Lopez është në martesë të lumtur me këngëtarin Marc Anthonyn me të cilin i ka binjakët dyvjeçar Max-in dhe Emma-n. Megjithatë, ajo nuk e fsheh se ende nuk ka mundur të shërojë plagët e ndërprerjes së tmerrshme të lidhjes me aktorin, Ben Affleck. Aktori i mirënjohur e kishte lënë Jennifer-in para altarit. “Askush deri më atëherë nuk ma kishte thyer zemrën,siç e ka bërë Ben. I shkatërroi të gjitha shpresat dhe ëndrrat e mia. Është ndjenjë e tmerrshme kur i fejuari të lë para tërë familjes”, e pranoi 41-vjeçarja Jennifer, dhe sqaroi se këso poshtërimi kurrë më parë, e as më vonë, nuk e ka përjetuar. Krenarinë “e lënduar” dhe traumat nuk mund t’i shërojnë dhe largojnë as martesa stabile, me të cilën J. Lo shpesh krenohet, derisa duket se Ben Affleck e ka tejkaluar këtë gjë, dhe as që lodhet të mendojë për të. Ai lumturinë në dashuri e ka gjetur në martesën me aktoren Jennifer Garner të cilën e ka njoftuar gjatë realizimit të filmit “Daredevil”.

Lohan krizë nervash në qeli

Krizë nervash në qeli për Lindsay Lohan, e cila përfundoi në izolim. Kështu ka bërë të ditur një ish e denuar e cila qëndroi në të njëjtin burg të Los Angeles. "Lindsay vazhdonte të qante dhe ishte shumë e trembur gjatë gjithë natës, duke bezdisur të tjerët. Kur pati krizën e radhe të histersë u transferua", tha ish e dënuara. Aktorja është dënuar me 90 ditë burg pasi nuk respektoi rregullat e vendosura nga gjykatëse duke konsumuar alkool.

Angelina lavdërohet

Pasi që më parë në librin e autorit Jenny Paul “Brad Pitt dhe Angelina Jolie”, tregim i vërtetë ka shkruajtur se Angelina ka qenë në lidhje me Mick Jagger dhe Ralph Fiennes. Ndërsa në këtë të dytin Andreë Morton në librin “Angelina dhe Biografia”, thotë se sipas burimeve të vërteta se si Angelina ka pasur lidhje me Leonardo DiCaprio, Colin Farel dhe Timothy Hutton. Më pas ka theksuar se me DiCaprion e ka kaluar një natë në një apartament të një hoteli dhe se ju është lavduar shokëve me atë që e ka kaluar me DiCaprion. Sa i përketë Colin Farelit për gjatë gjirimit të një filmi ai ka qenë i dashuruar në Angelinën dhe se kanë kaluar disa netë së bashku në një hotel.

Cheryl Cole, shumë e lënduar për të dashuruar sërish

Cheryl Cole ësht ë mjaft e lënduar pasi ajo para pak kohe u nda nga ylli I futbollit, Ashley Cole, i cili është lojtar i skuadrës mjaft të suksesshme angleze, Chelsea. Cheryl Cole para pak ditësh ishte e shtrir në spital, dhe ish-burri i saj nuk e kishte vizituar fare. Ashley Cole kishte gjetur arsye duke thënë se ai nuk e kishte ditur që ajo ishte e hospitalizuar. Cheryl Cole i ka treguar shokut të saj të ngusht, Derek Hough se ajo nuk është në gjendje që të ketë lidhje me dike tjetër, ngase ajo është tepër e lënduar nga martesa e saj e fundit dhe nuk dëshiron që të pësoj të njejtën dhimje edhe një herë.

David Beckam: Jam aktor i tmerrshëm

Futbollisti dhe ikona e modës, David Beckam ka zbuluar se ai është me të vërtet një aktor i tmerrshëm. “Unë me të vërtet kam pasur një numër të madh ofertash të majme, mirëpo i kam refuzuar ato ngase jam një aktor i cili lë shum për të dëshiruar” tha ish ylli i Manchester United-it dhe Real Madridit. Ai gjithashtu ju përgjigj negativisht thashethemeve të fundit në të cilat thuhej se kinse David Backham është në përgaditje të një filmi bashk me shokun e tij të ngusht, Tom Cruise duke thënë: ” Unë dhe Tom-i jemi vetëm shok shum të mir, andaj nuk dëshirojm që të përziejm jetën ton private me punën, andaj nuk ka asgjë të vërtet në këto thashëthëme.

Zajmina, “Sicilianja seksi” në një set fotografik

E veshur me një këmishë të bardhë, poshtë së cilës duken hiret e trupit dhe të gjoksit, Zajmina, më seksi se kurrë, është fotografuar në plazhin e Qeparosë. Bukuroshja shqiptare do të jetë personazhi kryesor i kopertinës së revistës “Anabel” në numrin e saj të korrikut. Në një prononcim për "Bluetooth" redaktori i modës i kësaj reviste, Niko Komani, bëri të ditur se Zaimina “është shndërruar në një siçiliane seksi frymëzuar nga gratë bukuroshe të kinemasë italiane si Çoçarja apo Malena”. Për herë të parë në historinë e revistave shqiptare, set-i fotografik ka një përmbajtje dhe është realizuar në formën e një mini-filmi i cili do të publikohet në revistën “Anabel”.

Motrat Ismajli bëhen bashkë

Janë të dyja motra me një sukses të paimagjinueshëm. Dy këngëtaret e njohura kosovare, Adelina dhe Zanfina Ismajli do të bashkohen bashkë në një koncert madhështor më 8 gusht në Kumanovë. Fansat kanë kërkuar prej kohësh një ribashkim të motrave, në një tjetër duet. Ndonëse kjo dëshirë e tyre ende nuk është realizuar, të paktën ata do të kenë mundësi t’i shikojnë të dyja njëherësh në skenë. Zanfina aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës që publikoi në fillim të kësaj vere, ndërsa Adelina është duke shijuar pushimet, pas një viti tejet të ngjeshur me aktivitete dhe prodhimtari në muzikë.

Kate Ëinslet në lidhje dashurie?

Aktorja Kate Ëinslet, e cila muajin e kaluar u nda nga burri i saj Sam Mendes, sipas disa raporteve ka filluar një lidhje dashurie me modelin Louis Doëler. “Louis është duke kaluar shumë kohë me Kate, si duket kanë fillua ta pëlqejnë njëri tjetrin shumë”, tregon një burim i afërt për revistën Neës of the Ëorld. “Gjërat janë duke shkuar shumë mirë mese tyre . Ata janë duke planifikuar që të kalojnë kohë sa më shumë me njëri tjetrin”, ka thënë burimi.

Pianoja e “Beatles” dhe “Pink Floyd” del në ankand

Shtëpia britanike e ankandeve ''Bonhams'' njoftoi shitjen e një pianoje të studios mitike ''Abbey Road'' në Londër, përdorur nga ''Beatles'' dhe ''Pink Floyd'' për albumet që janë bërë tashmë legjenda të pop-rock-ut. Me një kurorë njollash kafeje dhe të djegurash cigareje, pianoja e vjetër u vlerësua rreth 119 000 - 178 000 euro. Ajo shfaqet në një version të veçantë të "Paperback ëriter" dhe "Tomorroë Never Knoës" regjistruar nga "Fab Four" në Abbey Road më 1966, si dhe "Dark Side of the Moon", albumi kult i ''Pink Floyd'' dalë në treg në 1973-shin. "Besoj se është instrumenti i parë i studios 'Abbey Road' që ka dalë në treg'', deklaroi Stephen Maycock, specialist i veprës së ''Beatles'' tek ''Bonhams''. "Piano ka marrë disa dëmtime. Duken format e filxhanëve të kafesë mbi piano dhe të djegurat nga cigarja. Është një instrument që ka shërbyer pothuajse cdo ditë të ekzistencës së saj, por është në gjendje të mirë dhe tingëllon mirë'', shtoi ai.

Damat e Hollivudit, në shënjestër të maniakëve

Të jesh një yll i famshëm në botën e shoubiznesit, nuk është një gjë aq e lehtë siç mund ta mendojë dikush, ngase fama gjithsesi e ka çmimin e vet, ngase në masë të madhe e kufizon ushtrimin e qetë të jetës private. Rasti më i fundit është ai i aktoreve Jennifer Aniston dhe Sandra Bullock, të cilat përmes gjykatës kanë kërkuar ndalesën për afrim të dy meshkujve të cilët mendojnë se fati i ka lidhur me ato. James Payton 4-vjeç, është arrestuar në Los Anxhelos, pasi sigurimi e kishte kapur duke u përvjedhur tek shtëpia e Jennifer-it. Payton kishte thënë se kishte ardhur që të martohej me yllin e serisë “Friends” dhe që të kenë kujdes se si sillen me të, pasi është në farefis me Donlad Trump-in dhe Jenjifer Lopez-in. Në veturën e tij ishte e shkruar porosia “e dua Jennifer Anistonin”. Në dosjen e Payton-it, shkruan se ai disa herë ka qenë i hospitalizuar për shkak të problemeve mendore, kishte tentuar vetëvrasjen dhe se e kishte rrahur të ëmën me shkop të golfit.
Edhe Sandra me problem të njëjtë
Fituesja e Oskarit Sandra Bulok, gjithashtu është dashur t’i drejtohet gjykatës, për ta zgjatur ndalesën e afrimit ndaj Tomas James Veldon, i cili e bezdis që nga viti 2003. Atij në atë kohë i ishte ndaluar me gjyq që t’i afrohej Sandras, por ky urdhër kishte skaduar vitin e kaluar. Javën e kaluar, ai është paraqitur në një spital në Vajoming dhe u kishte thënë mjekëve se e kishte ndërprerë marrjen e ilaçeve dhe se me ‘bashkëshorten e tij të ardhshme Sandran”, komunikon përmes telepatisë. Bulock i kishte thënë gjykatës se më së shumti frikohet për jetën e djalit të saj Luisit, të cilin e ka birësuar muaj më parë.

27 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›