PD-PS: Diskutime për imunitetin
Javë negociatash për të mëdhenjtë e politikës shqiptare. Dy kryetarët e grupeve parlamentare, përkatësisht nga PS-ja, Valentina Leskaj dhe nga PD-ja, Astrit Patozi, do të zhvillojnë këtë javë takimin e shumëpritur për të diskutuar në lidhje me disa pika që lidhen me reformën në drejtësi. Fatos Beja dhe Fatmir Xhafaj do të jenë pjesë përbërëse e këtij takimi, i cili do të ketë çështjen e imunitetit si pikën e parë të diskutimit. Zhvillimi i negociatave është pranuar edhe nga vet kryetarët e grupeve parlamentare të djathtë dhe të majtë, megjithatë nuk është lënë një orë fikse për realizimin e tyre. Kthimi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, nga turi i vizitave jashtë shtetit do të hapë edhe një herë çështjen e imunitetit që lidhet drejtpërdrejtë me kryetarin e republikanëve, Fatmir Mediut. Aktualisht Ministria e Drejtësisë është në pikat e fundit të projektligjit për reformën në drejtësi, duke marrë edhe mbështetjen dhe asistencën e ekspertëve të huaj.