Bogdanoviç: KFOR të mos mbyllë rrugët alternative
MITROVICE- I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç është takuar sot pasdite me ushtruesin e detyrës së shefit të UNMIK-ut, Farid Zarif, për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Media kosovare bën të ditur se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në Leposaviç.
Bogdanoviç dje e vlerësoi si “të papranueshme” faktin se KFOR-i, “nën presionet e caktuara” po përpiqet të mbyllë rrugët alternative, të cilat i kanë hapur serbët në veri për t’u lidhur me Serbinë.
Ai theksoi se Serbia është e gatshme që të bashkëpunojë me KFOR-in, por megjithatë nuk mund të “pranojë” mbylljen e rrugëve alternative.
(s.g/kosovapress/balkanWeb)