E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi i KFOR-it për barrikadat s'do të sjell rezultate

Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq tha që paralajmërimi i KFOR-it se do ti heqë barrikadat të hënën është i papritur dhe nuk do të sjell kurrfarë rezultate.

”Kjo nuk do të sjell kurrfarë rezultate, përveç që mund të ngrit tensionet në rast se KFOR-i do të tentojë të realizojë atë që ka kumtuar”, tha Ivanoviq për agjencinë Beta duke theksuar se nuk beson që KFOR-i do të mund të ketë sukses në këtë synim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›