Serie A, gjashtë ndeshje 2 gola

Sulmuesit e skuadrave nga Serie A duket se të dielën i kishin harruar këpucët në shtëpi. Prej gjashtë takimeve të zhvilluara gjatë ditës së diel, u shënuan vetëm dy gola dhe atë nga Bologna që fitoi në udhëtim te Novara me rezultat 2-0.
Të gjitha pesë takimet e tjera përfunduan pa gola, 0-0. Takimi i parë i ditës së diel mes Cesenas dhe Fiorentinës nisi ‘serinë’ e rezultateve 0-0. Më pas, atë e përcollën edhe Juventus dhe Udinese që mbeten në krye të renditjes pas gjashtë xhirosh, por që nuk arritën të marrin pikë të plota, nga udhëtimet e tyre në Chievo, respektivisht Atalanta.
Edhe Genoa e Lecce nuk arritën të shënojnë gol në përballjen e tyre në Luigi Ferraris, njësoj sikurse Cagliari e Siena. Për dallim, në tri takimet e së shtunës u realizuan plot nëntë gola.
Catania thelloi krizën e Interit duke e mposhtur 2-1, Milan iu rikthye fitores duke mundur Palermos 3-0 ndërsa Napoli i befasua në shtëpinë e vet ku festoi Parma me rezultat 2-1.