Rrezohet padia Hoxha fiton gjyqin me banoret
Një tjetër fitore brenda 1 jave ka siguruar drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Gjykata e Tiranës e gjeti të pavend kërkesën e një grupi banorësh, të cilët kërkonin pezullimin e tij nga detyra, duke e akuzuar se ka shpërdoruar detyrën. Pas vendimit të gjykatës, Hoxha tha për gazetarët:
“Zbatimi i ligjit, shteti ligjor janë të vetmet parime të punës që udhëheqin policinë bashkiake”, tha Hoxha.
“U lexua e pabazuar në ligj dhe e pa mbështetur në prova”, tha avokati Plator Bylykbashi.
Një javë më parë, Florenc Hoxha, drejtuesi i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, u përball me gjykatën pas një tjetër akuze për shpërdorim detyre, e depozituar në gjykatë nga dy ish punonjëse të bashkisë.
Denada Shkodrani