Paralajmëroi nisjen e turit
Ditën e hënë në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar, Kryeministri Berisha informoi deputetët demokratë për nisjen e një turi takimesh çka e konsideroi “një seri takimesh në mbarë Shqipërinë, të cilat nuk do të kenë të sosur”. “Këto takime dhe ky dialog me qytetarët shqiptarë kanë për qëllim kryesor paraqitjen e reformave të qeverisë para tyre, tërheqjen e mendimit dhe sugjerimeve të tyre, njohjen e qytetarëve shqiptarë me veprimtarinë intensive të mazhorancës, e cila kurrë, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, nuk ka qëndruar e ngujuar në kuti”, u shpreh Berisha. Sipas Berishës, është e domosdoshme të zhvillohet dialog dhe debat me qytetarët shqiptarë të të gjithë spektrit politik. “është e domosdoshme t’i njohim ata një për një me rezultatet konkrete, me përpjekjet për liberalizimin e vizave dhe suksesin e këtyre rezultateve”, nënvizoi Kryeministri.
#