Parandalohet një vrasje, pranga tre shtetasve

Rreth orëve të mbrëmjes së shkuar në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Tregu i Orizit” ka ndodhur një konflikt ku janë përfshirë disa persona.
Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat kanë kryer kapjen në flagrancë të tre shtetasve, neutralizimin dhe shoqërimin e tyre për në ambientet e Drejtorisë së Policisë si dhe ka bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e një armë zjarri tip pistoletë të cilën e posedonte një prej personave të përfshirë në konflikt.
Nga kryerja e veprimeve procedurale dhe hetimore ka rezultuar se mbas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Flamur Pecaj, 42-vjeç, banues në fshatin Trevllazër ka kanosur me armë zjarri shtetasit Mbarësim Licaj, 35-vjeç, dhe Armando Sinanaj, 28-vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët kanë arritur ti marrin armën tip pistoletë dhe e kanë rrahur dhe goditur me sende të forta.
Në momentin e kapjes në flagrancë arma posedohej nga shtetasi Armando Sinanaj. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Peci dhe për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”, arrestimi në flagrancë i shtetasit Armando Sinanaj për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim si dhe filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Mbarësim Licaj për “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim./Start/
2012-07-24 12:45