E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i studimeve, ja rregullat në Univers. e Tiranës

Aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së (nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione).

Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri në datë 17.09.2012.

Për aplikim për transferimin e studimeve në Universitetin e Tiranës, është i nevojshëm dokumentacioni i mëposhtëm:

-    Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti
-    Plani dhe programi i studimit
-    Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)
-    Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
-    Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri
-    Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
-    Fotokopje e kartës së indentitetit
-    Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do t’a gjeni pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim).   /Start/

                                                                                             2012-07-24 13:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›