E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Shkodër

 Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 06.30, në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në vendin quajtur Ura e Bunës, mjeti tip Renault veturë, me targa AA 140 DX, me drejtues shtetasin Glesar Zaganjori, 21 vjeç, banues në Shkodër, si pasojë e humbjes së kontrollit, ka përplasur shtetaset Xhevahire Dibra, 67 vjeçe dhe Satbere Belinova, 59 vjeçe, të dyja këto shtetase banuese në Shkodër, të cilat udhëtonin me biçikleta.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën, vetë drejtuesi i mjetit, dy shtetaset e lartpërmendura, si dhe ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetësja R. C., e cila udhëtonte si pasagjere në mjetit tip Ranaul.

Në vendin e ngjarjes është dërguar grupi hetimor, ku po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe shkakut të humbjes së kontrollit të automjetit. Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen në fjalë do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2012-07-24 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›