E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Gjykatën e Lartë shtyhet për në shtator

Opozita kërkoi që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të bëhet me 84 vota të deputetëve. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, tha se pr/ligji i propozuar është i pasaktë.

“Që ky është një projektligj që meriton gjithë vëmendjen, nga kjo tavolinë, nga ekspertiza e nevojshme, për të arritur në një draft sa më cilësor, pasi bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë. Ne kemi bërë një propozim që ka të bëjë me thelbin e asaj që po diskutohet. Sesi të jetë e pavarur, sesi të mos jetë e influencës politike edhe Gjykata e Lartë. Sesi gjithë ky proces dekretesh, sesi gjithë ky proces për Gjykatën e Lartë të mos jenë peng e pazareve tuaja. Pasi pazaret për herë të parë në Shqipëri me dekretet dhe emërimet u bënë gjatë këtij mandati", u shpreh Xhafaj.

Ndërkohë, kryetari i komisionit, demokrati Ilir Rusmajli, theksoi se opozita po tenton bllokimin e këtij pr/ligji. “Në qoftëse juve, ju kanë thënë që projektligjet votohen vetëm për pazar, ju duhet të shihni cik me vetën tuaj se mbase po fiton lideri juaj ndonjë gjë të madhe dhe po ju shet juve veresijë. Se të kalkulojë votën tuaj për pazarin e vet është e papranueshme. Unë e di shumë mirë që ky projektligj nuk ecën pa votën tuaj. Kjo është e sigurt, nuk kemi asnjë dilemë neve. Po e heq nga rendi i ditës me vetëdijen time dhe të gjithë shqiptarëve që ju doni ta bllokoni sepse ju nuk keni argument”, deklaroi Rusmajli. /Start/

                                                                                             2012-07-24 15:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›