Ruli: Rritet eksporti i produkteve të peshkut

Vetë kreu i kësaj ministrie, Genc Ruli, gjatë një vizite të bërë në një prej kompanive më të mëdha në vend që përpunon, importon, eksporton dhe shet për tregun vendas ka vlerësuar ecurinë pozitive të viteve të fundit. Në vizitën e tij dhe takimet me stafin e kompanisë, ministri u njoh me teknologjinë më të avancuar të përpunimit të produkteve të freskëta dhe të ngrira.
Një sasi e konsiderueshme e këtyre produkteve eksportohet me sukses në tregjet e Italisë, Spanjës dhe shteteve fqinjë. “Falë mbështetjes dhe orientimit të politikave shohim që vitet e fundit ka zgjerimi të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësisë së produkteve me të gjitha standardet e CE”, tha ministri Ruli.
Duke folur më tej për këtë pjesë të agro-industrisë, ministri theksoi se janë shifrat që flasin qartë për rritje të aktiviteti përpunues dhe tregtar, tendenca e cila do të jetë dhe në vitet e ardhshme. “Në 6 mujorin e parë të vitit 2011, janë importuar rreth 3 mijë e 200 ton açuge dhe peshk i konservuar, ndërsa një vit më vonë, pra në gjashtë muajt e parë të këtij viti importi ishte rreth 2 mijë ton, çka tregon për rritjen e prodhimit vendas në këtë sektor”, tha Ruli.
Tendencë pozitiva për këtë vit kanë njohur dhe eksportet e produkteve të përpunuara të detit, ku në vlerë, nga janari deri në qershor të vitit 2011 eksportet ishin rreth 1 miliard e 290 milion lekë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij vitit ato arritën në 1 miliard e 362 milion lekë. /Start/
2012-07-24 13:53