E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth-Nokës: Bashkëpunim më të thellë për decentralizimin

Ministri Noka i shprehu ambasadorit Wollfarth vlerësimet më të mira për bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Gjithashtu, ministri Noka falënderoi z. Wollfarth për mbështetjen e vazhdueshme në çështjet e decentralizmit  dhe në rritjen e pavarësisë së mëtejshme të organeve drejtuese të pushtetit vendor.

“Asistenca e dhënë nëpërmjet trajnimeve dhe asaj teknike për punonjësit e policisë, të angazhuar në fushën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme të paligjshme, krimit financiar, krimit kompjuterik, policisë shkencore, por edhe ajo për për zbatimin e Ligjit të ri mbi Policinë e Shtetit, kanë kontribuar në rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e besimit të publikut te të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit”, theksoi ndër të tjera Ministri Noka.

 Ambasadori i OSBE-së Wollfarth shprehu vlerësimin maksimal që Prezenca ka patur me Ministrinë e Brendshme dhe në veçanti me Policinë e Shtetit, teksa shprehu  predispozicionin e Prezencës për vijimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në përfundim të takimit, Ministri Noka, e siguroi ambasadorin Wollfarth se bashkëpunimi me Prezencën do të vijojë pa ndërprerje edhe në të ardhmen, madje duke u shtrirë edhe në fusha e drejtime të tjera, sikundër zbatimi i projektit për Policimin në Komunitet, me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Emergjencat civile, etj. /Start/

                                                                                             2012-07-24 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›