Barton, i suspenduar edhe te Marseille

Mesfushori i Queens Park Rangers, Joey Barton duhet të shërbejë suspendimin prej 12 ndeshjeve moslojë edhe gjatë huazimit të tij njëvjeçar në Marseille.
Barton, 30 vjeç, është suspenduar pas përjashtimit në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit të kaluar kundër Manchester Cityt, kur u kacafyt me Sergio Agueron dhe Vincent Kompanyn derisa ishte duke u larguar nga fusha. Barton ka shërbyer tri ndeshje të suspendimit duke mos u paraqitur në tri duelet e para të QPR-së në sezonin e ri në Premierligë para kalimit në Francë.
Por, rregullat e FIFA-s sugjerojnë se suspendimi i një futbollisti para transferimit në një klub tjetër “duhet të aplikohet edhe në skuadrën e re ku regjistrohet futbollisti”.