E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka nuk është problem për Realin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka deklaruar se mesfushori Leite Kaka nuk paraqet problem për gjigantin spanjoll edhe pse mbeti në klub gjatë afatit kalimtar të verës.

Kaka spekulohej me rikthim në Milan pasi u bë e qartë se nuk do të jetë titullar në ekipin e Mourinhos. Por, marrëveshja nuk u realizua dhe braziliani mbeti në Santiago Bernabeu. Kjo duket se nuk paraqet problem për kampionin e Spanjës.

“Kaka ka pranuar situatën e tij. Nuk paraqet problem për ne, por e di se kemi shumë alternativa. Pavarësisht kësaj ai është duke u stërvitur mirë”, deklaroi Mourinho për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›