Anglia mund të fitojë Botërorin 2014

Kapiteni Steven Gerrard beson se fushata e Anglisë për Kampionatin botëror 2014 mund të përfundojë me triumfin e tyre në Brazil. “Mrekullitë ndodhin”, deklaroi ylli i Liverpoolit.
Gerrard është optimist se skuadra e selektorit Roy Hodgson do të sigurojë kualifikimin për në garën e vitit 2014 në Brazil, ku shpreson se do të kenë sukses, pavarësisht dëshpërimit në Euro 2012, ku u eliminuan në çerekfinale nga Italia.
“Kur flas, jam realist dhe i sinqertë. Për momentin nuk jemi një prej favoritëve për të fituar Kampionatin botëror, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të besojmë. Puna e madhe, përmirësimi dhe mësimi nga gabimet e garave të kaluara ndihmojnë për rezultate më të mira në të ardhmen. Në futboll kurrë nuk duhet të ndaleni së besuari. Mrekullitë ndodhin”, deklaroi Gerrard gjatë një konference për shtyp.