E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexes s’kërkoi të largohet

Qendërmbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes ka theksuar se nuk deshi të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës dhe synon të luftoj për një vend të titullarit në ekipin e trajnerit Massimiliano Allegri.

30 vjeçari spekulohej me largim nga San Siro pasi thuhej se ka problem me mbipeshë. Por, ai insiston se është i përkushtuar të arrij sukses me Rossonerët.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që jam këtu në Milan. Nuk kalova një verë të qetë por e shoh dritën në fund të tunelit. Asnjëherë nuk kam kërkuar të largohem nga klubi. E tashmja dhe e ardhmja ime janë këtu”, deklaroi Mexes për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›