Paraplegjikët dhe tetraplegjikët dalin nga greva, 3 ministri u premtuan mbështetje

Javën e ardhshme pritet të diskutohen në Qeveri kërkesat e invalidëve
Paraplegjiket dhe tetraplegjikët kanë ndërprerë dje grevën e urisë, e cila nisi të hënën në ambientet e godinës së shoqatës së tyre në Laprakë të Tiranës. Vendimi për pezullimin e grevës, erdhi pas takimit të djeshëm me tre ministra të kabinetit qeveritar. Burime nga grupi i grevistët bënë të ditur se qeveria ka rënë dakord për rritjen e paketës higjieno-sanitare me 40 për qind, si dhe do të njohë siguracionin për shoqëruesit e kësaj kategorie. Organizatorët e grevës deklaruan se i kanë lënë afat qeverisë deri të premten për të plotësuar kërkesat e tyre. Vetëm dy ditë më parë, paraplegjikët dhe tetraplegjikët u vizituan nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Anastas Duro, duke e refuzuar vizitën e këtyre të fundit. Megjithatë, para dhe tetraplegjikët deklaruar dje përfundimin e grevës së tyre të urisë. Ajo arriti të mbyllej vetëm pasi qeveria dërgoi në mjediset ku ishin ngujuar grevistët paraplegjikë, disa ministra për të rënë në një marrëveshje. Megjithëse, siç e thamë më lart ministrat e dërguar nga qeveria u nxorën jashtë nga grevistët, më në fund arritën tua mbushnin mendjen grevistëve se duhej ta ndërprisnin grevën e urisë, pasi qeveria do të merrte parasysh kërkesat e tyre dhe se shpejt do të plotësoheshin ato. Në takimin negociues me ta ishin të pranishëm ministrat Majlinda Bregu, Anila Godo dhe Anastas Duro. Ata diskutuan konkretisht sesi do të merrte parasysh qeveria në mbledhjet e sajtë ardhshme kërkesat e tyre për të hartuar vendime të posaçme mbi rritjen e pensioneve të tyre, karburantit dhe trajtimit me rrogë të atyre që kujdesen për to. Invalidët e kësaj kategorie kanë kërkuar për disa muaj rresht prej qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, realizimin e katër kërkesave të tyre më jetike. Ata deklaruan se nëse qeveria nuk e mban premtimin e dhënë së fundi, pra deri në fundin e javës tjetër, ata do ta nisin sërish grevën e ndërprerë.
Kërkesat e grevistëve
Nga shumë problemë që kishin, grupi i para dhe tetaplegjikëve, ata kërkuan zgjidhjen e atyre më emergjente si, rritjen e paketës higjieno-sanitare nga 120 mijë lejë në muaj në 30 mijë lekë, pasi nevojat fiziologjike para dhe tetraplegjikë i kryejnë pa vetëdije. Kërkuan të marrim 80 litra karburant, siç i kishin marrë gjithmonë kohë më parë. Kërkuan që tu njihet siguracioni i shoqëruesve që u shërben dhe për sa kohë që u shërben, të paguhet në bazë të pagës minimale.
Nisja e grevës se urisë
Greva e urisë mbërriti pas disa protestave që kjo kategori invalidësh ka zhvilluar disa herë, ku përveç premtimeve nuk kanë parë asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre nga instancat shtetërore. Pas dështimit të një marrëveshje, ata e morën këtë vendim me qëllim që të sensibilizojnë instancat qeveritare, që t'u plotësohen kërkesat e tyre, të bëra publike prej kohësh. Ndërkaq, greva u zhvillua në ambientet e shoqatës së tyre në Laprakë. Siç e dimë të gjithë, kjo shtresë sociale ishte e privuar nga shumë gjëra që i gëzojnë njerëzit e zakonshëm. Ata nuk mund të lëvizin si të gjithë të tjerët, kanë karrigen me rrota ose patericat dhe shteti ka disa detyrime ligjore dhe morale ndaj tyre. Kështu që, kjo klasë shoqërore, në mungesë të këtyre shërbimeve, vendosi të hyjë në grevë urie e bindur se kjo është mënyra e vetme për të kërkuar plotësimin e kërkesave minimale të jetesës së tyre. Paraplegjikët grevistë kërkuan të zbatohet ligji për statusin e invalidëve paraplegjik dhe tetraplegjik, i cili përcakton saktë detyrimin që ka shteti për ndihmën dhe shërbimet shoqërore ndaj tyre. Kjo sferë me të drejta të kufizuara për të shijuar jetën, është ndjerë gjithmonë e zhgënjyer nga shteti, sepse deri më tani është mbajtur me vetëm me premtime dhe asgjë konkrete nuk është parë në realitet.