Meta: Qeveria jonë do të dyfishojë pagat për mësuesit
LSI paraqet programin qeverisës për arsimin
Ditën e festës së 7 Marsit, LSI prezantoi programin e saj qeverisës për sistemin arsimor përpara një paneli me profesorë të Universiteteve, pedagogë dhe mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare. Ky program që do të jetë një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së LSI pas 28 Qershorit.Programin e arsimit të LSI e prezantuan Profesorë të nderuar si Shezai Rrokaj, i cili foli për problemet që përballet arsimi i lartë dhe reformat e tij. Ndërsa Sokol Axhemi u fokusua tek Arsimi profesional, në thelbin e reformës arsim për punësim. Përsa i përket të rejave të reformës së LSI në arsim për vitin 2009-2013 i bëri të njohura prof. Jetmir Aliçko. Ndërsa Bexhet Arbana prezantoi Decentralizimi, hapi i duhur drejt shkollës efektive, ndërsa për Standardet e arsimit të qeverisë së ardhshme foli Zoti Edmond Hoxha. Lideri LSI, Ilir Meta prezantoi programin e LSI për Arsimin, duke u shprehur se në qendër të reformës do të jetë rivlerësimi i figurës së nderuar e respektuar të mësuesit. Meta theksoi se paga e tyre do të dyfishohet brenda mandatit të ardhshëm qeverisës. Por mësuesi do respektohet në tërësinë e misionit të tij fisnik, si edukator në rritjen e autonomisë së tij akademike, në arsimin parauniversitar dhe në adoptimin e një koncepti të ri të profesoratit universitar, duke rritur respektin e vlerës akademike që përfaqëson,por dhe me organizimin rreth Profesorit dhe stafit të tij. Meta iu referua dhe diplomave për studentët që përfundojnë arsimin e lartë,të cilat duhet të jenë në përputhje me kategoritë dhe mundësitë e punës, për ti dhënë fund mospërputhjes së kaosit që ekziston sot. Për LSI kërkimi shkencor është një prioritet shumë i rëndësishëm. Atij nuk i kushtohet aspak rëndësi nga Qeveria aktuale, në mënyrë që ky kërkim shkencorë ti shërbejë dhe ti paraprijë zhvillimit të vendit, u shpreh Meta. Një nga prioritetet e këtij programi është dhe minimalizimi i braktisjes së shkollës duke ndryshuar ligjin ekzistues me synimin për ti dhënë përparësi masave parandaluese në këtë drejtim dhe jo thjeshtë atyre ndëshkimore. Meta u shpreh se ne do ti kthejmë shkollat nga institucione që ofrojnë vetëm shërbime për arsimin, në qendra të integruara për shërbime komunitare, por edhe duke e hapur shkollën përkundrejt shoqërisë civile, komunitetit, përfaqësuesve më të spikatur të politikës , artit, kulturës, shkencës , biznesit, për të mbajtur në kujdestari fëmijët që tentojnë të braktisin shkollën , si dhe familjet e tyre.Gjithashtu, ky program parashikon subvencionimin e plotë të librave për familjet e varfra, një masë që do ndikojë në zbutjen e braktisjes së shkollës. Po kështu, Meta theksoi se ne do të krijojmë mundësi për kreditimin e studimeve universitare nga bankat, pa interes, për ata studentë që kanë nevojë.Infrastruktura shkollore është një tjetër pikë e rëndësishme e programit. Meta tha se brenda 4 viteve të ardhshme do të ristrukturojmë mbi 80 për qind infrastrukturën e shkollave. Sipas tij, nuk do të ketë më shkollë në vend pa ujë, pa drita, pa ngrohje, me xhama te thyera. Në mënyrë që të mos ketë shkolla pa internet, në mënyrë që mos ketë shkolla dhe universitete pa laboratorë. Meta theksoi se mësimi i gjuhës shqipe nga emigrantët do të jetë pjesë e rëndësishme e reformës arsimore të LSI,ku do të gërshetojmë mbështetjen e fortë qeveritare me iniciativat private. Ai u shpreh se ne do të bëjmë një reforme reale në fushën e standardeve. Do të integrohemi në Evropë duke arritur standardet evropiane të cilat do të jenë modeli dhe pika jonë e referencës, për programet, tekstet, infrastrukturën, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Sipas Metës, Qeverisja e LSI do të vendosë një partneritet solid midis sektori publik dhe atij privat të arsimit, pasi të dy këta sektorë kontribuojnë ne formimin e qytetarëve të denjë për shoqërinë tonë. Heqja e menjëhershme e TVSH nga shërbimet e arsimit, si dhe ulja e detyrimeve të tjera, duke përfshirë edhe tatimin mbi fitimin do të jetë një tjetër masë subvencionuese e programit të Arsimit.