E Shtunë, 31 Tetor 2026

AEK: Gjergji Kone kalon demtimin, pritet Malindi

Nga Greqia, Kastriot Gjini Nje klime shume e mire duket ne repartin e skuadres se Aekut te Athines, pas asaj fitoreje te fundjaves, qe vinte pas disa rezultatesh negative per kete skuader. Por pervec klimes kjo skuader ka dhe lajme te mira. Tiranasi i kesaj skuadre Gjergji ose Panajot Kone mesa duket ka lene prapa kraheve demtimin e tij dhe shte gati te grumbollohet me skuadren e tij qe ne ndeshjen e rradhes kunder skuadres se Korfuzit (Kerkira). Tiranasi qe po mungonte prej gati nje muaji, i eshte kthyer stervitjes bashke me grupin tjeter te skuadres dhe eshte optimist se do te aktivizohet qe ne ndeshjen kunder Korfuzit. Skuadra e tij Aek, ndodhet ne vendin e 2 ne klasifikim e kampionatit grek, nje vend ky i cili e dergon ne eliminatoret e Champions League. Tekj skuadra e Aekut pritet se shpejti dhe Enzo Malindi per te bere proven e fundit dhe per tu vendosur nese ai do te nenshkruaje per kete skuader ne Qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›