Parashikime pozitive për sektorin imobiliar në Shqipëri
Sipas një artikulli të publikuar në sajtin italian portalino.it, në vitet e fundit Shqipëria ka njohur një rritje të qëndrueshme të PBB-së, me mesatarisht afërsisht 6% në periudhën 2001–2009. Duke iu referuar të dhënave të BSH-së, të cilat parashikojnë një rritje prej 3.4% në pjesën tjetër të vitit, ndërsa inflacioni do të qëndrojë i ulur brenda objektivave, parashikohet sipas ekspertit italian të ekonomisë që sektori imobiliar në Shqipëri do të ketë sukses. Ndërsa sektorët e tjerë të ekonomisë kanë qenë të qëndrueshëm, të dhënat e çmimeve të pasurive të paluajtshme janë rritur vetëm në tremestrin e fundit, në krahasim me tremestrin e dytë që ishte 1.6%, duke treguar që tregu i imobiliarëve garanton mundësi investimi të sigurta. Afërsisht 37% e të anketuarve gjatë një sondazhi të bërë prej ‘Arrowtrack’ mes ndërmarrjeve të Europës, janë përgjigjur se do të investojnë në Ballkan dhe specifikisht në Shqipëri; Shqipëria, citon artikulli, “do të duhet të përballet edhe me një numër të konsiderueshëm emigrantësh që do të kthehen nga vendi fqinj Greqia, të cilët do të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe do të sjellin rritjen e çmimeve.