Austria bëhet udhërrëfyesja e Ballkanit për Europën
Sipërmarrjet nga Austria janë shumë prezente në Ballkanin Perëndimor. Kushtëzuar edhe nga afërsia dhe lidhjet tradicionale dhe historike, ato janë interesuar që herët pas kthesave politike për tregun e këtyre vendeve. Aktualisht, ato janë investuesit numër një në këtë rajon. Iniciativa për ta bërë të njohur tregun e Ballkanit Perëndimor në landet gjermane vjen nga ambasadori austriak në Berlin, Dr. Ralf Scheide. Politika e jashtme austriake e sheh veten si avokate për afrimin e vazhdueshëm të këtyre shteteve me BE-në. "Ne kemi njerëz që vijnë nga këto vende, që kanë studiuar në Austri dhe i njohin të dyja mentalitetet, të dyja kulturat. Këto janë tregje interesante, tregje të së ardhmes", - u shpreh drejtori i agjencisë austriake të Biznesit, Schmidl. Përmes njohjes së ligjeve dhe rregullave tatimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, këta specialistë shërbejnë si ura për këshillimin dhe lidhjen e investuesve me vendet e Ballkanit. Kryesisht është fjala për tërheqjen e biznesit të mesëm, sepse investitorët e mëdhenj, si Telekom dhe Siemens janë tashmë prezent.