E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Sarkozi takohen në Athinë për krizën

Një takim tepër i rëndësishëm do të zhvillohet këtë javë mes presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët do të diskutojnë së bashku mënyrat e zbatimit të menjëhershëm të vendimeve të 21 korrikut për Greqinë. Presidenti francez deklaroi pas takimit me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, se do të shkojë në Gjermani për të vazhduar me kancelaren Merkel "bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës". Ai theksoi se midis Francës dhe Gjermanisë ekziston sot "një përputhje absolute pikëpamjesh, e cila iu reziston spekulatorëve, dështimit, dhe do të mbrojë Europën".

Me zonjën Merkel, shtoi Sarkozy, "diskutojmë për rrugët dhe mjetet që do të ndihmojnë të përshpejtojmë konvergimin ekonomik në Europë dhe të vëmë në zbatim sa më shpejt që të jetë e mundur masat e vendosura më 21 korrik". Ky takim i rëndësishëm vjen pas atyre qe udhëheqësit e dy vendeve të BE-së zhvilluan me kryeministrin grek javën që kaloi. Merkel dhe Sarkozy i bënë të qartë kryeministrit Papandreu, se rruga e vetme e shpëtimit të Greqisë është zbatimi i menjëhershëm i masave antikrizë të marra nga qeveria. Por nga ana tjetër, të dy liderët evropianë theksuan se Greqia është pjesë e Eurozonës, dhe si e tillë do të ndihmohet nga anëtarët e tjerë, pasi siç u shpreh Sarkozy, “dështimi i Greqisë do të jetë dështim i gjithë Europës”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›