E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimet e Vetonit

Ish’kryetari i ORA’s, Veton Surroi ka parashikuar se viti 2010 do të jetë periudhë e shtimit të trysnisë për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, këto bisedime nuk do të zhvillohet për çështjen e statusit, por me çështje që mund të kenë ndikim edhe në problemet e hapura, si çështja e veriut.

Në një intervistën dhënë “Zërit të Amerikës”, Surroi tha se strategjia e paralajmëruar për integrimin e veriut të Kosovës është lajm i mirë, por nuk pret ndryshim rrënjësor në atë pjesë të vendit

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është jofunksional, por jo edhe i dështuar.

“Kosova është në këtë moment shtet jofunksional dhe nuk është shtet jofunksional vetëm për shkak të kosovarëve, por është shtet jofunksional edhe për shkak të bashkësisë ndërkombëtare e cila nuk e ka definuar shumë mirë rolin e vet këtu”, ka thënë Surroi.

“Nuk jemi shtet i dështuar, por mund të jemi shtet i dështuar nëse nuk ka lëvizje të cilat do ta vinin në funksionalitet shtetin,”, ka konstatuar Surroi.

Ai parashikon që Kosova të jetë anëtar i BE’së deri në vitin 2020.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›