Pacolli takon sekretarin Gjeneral të OKB-së

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar ditëve të fundit një sërë takimesh të rëndësishme në Londër dhe New York, në kuadër të fushatës së tij lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës, thuhet në një njoftim shtypi të kësaj partie.
Në New York, Pacolli ka pasur një takimi të posaçëm me sekretarin Gjeneral te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon. “Në një diskutim të gjatë, z. Behgjet Pacolli ka informuar z. Ki Moon për sfidat që po kalon Kosova në rrugën e ndërtimit të një shteti demokratik dhe funksional. Pacolli ka nënvizuar edhe pengesat që ka Kosova në rrugën e integrimit, veçanërisht, nga mosnjohja e 5 vendeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.
Nga ana e tij, sekretari Ban thuhet se ka shprehur interesim të veçantë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, marrëdhëniet ndëretnike, për kthimin e te larguarve nga Kosova, dhe me theks të veçante për qeshjen e integrimit të Mitrovicës.
Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, në kuadër të diskutimit për çështjen e Mitrovicës, njoftohet se i ka prezantuar sekretarit Ban idenë e tij për shpalljen e Kosovës së Veriut si Zone e Lire Ekonomike, duke përfshirë edhe Mitrovicën.
Ai ka dhënë fakte se përmes zhvillimit ekonomik është më lehtë të tejkalohen dallimet dhe ndasitë ndëretnike. “Ky propozim, kishte zgjuar vëmendjen të veçantë te Sekretari Gjeneral i OKB-së, Ki-Moon, i cili kërkon përkushtim më të madh në drejtim të krijimit të mundësive për zhvillim dhe integrim ekonomik”.
Po ashtu, Pacolli ka pasur një darkë solemne me Ban Ki-Moonin dhe me diplomatin e njohur, Henry Kissinger, si dhe me personalitete të tjera të larta të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Administratës se Presidentit Obama.
Në New York, Pacolli njoftohet se ka takuar gjithashtu presidentet e tri shteteve të rëndësishme të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk jepen detaje se cilat janë këto shtete.
“Pacolli pas takimeve është shprehur i kënaqur me diskutimet dhe me sinjalet pozitive që janë dhënë në drejtim të bërjes së hapave të mëtutjeshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga këto vende”.
Në njoftimin e AKR-së thuhet se Pacolli është takuar edhe me disa ambasadorë të përhershëm të shteteve, në SHBA, ndër ta edhe me Vitaly Churkin dhe me Peter Wittig, ambasador i përhershëm gjerman në Kombet e Bashkuara në New York. Në këto takime thuhet se temë e diskutimit ka qenë njohja dhe integrimi i shtetit të pavarur të Kosovës.
Takimet që ka zhvilluar z. Behgjet Pacolli, janë mbajtur në kuadër të konferencës vjetore të Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare, CSIS, Këshilltarë i përhershëm i së cilës, tash dy vite, është edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Më herët gjatë javës, Pacolli ka qëndruar në Londër ku është takuar me ministra të Jashtëm të shteteve të Commonwealth, ndër ta edhe me disa ministra të shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
“Gjatë këtyre takimeve, Pacolli ka kërkuar nga këto shtete përshpejtimin e procedurave për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke prezantuar të gjitha argumentet se Kosova po zhvillohet si shtet i pavarur dhe demokratik si dhe duke veçuar se njohjet kanë rëndësi esenciale për integrimin e mëtutjeshëm te Kosovës”.
Zyrtarët e AKR-së thonë se shefi i tyre kohëve të fundit e ka intensifikuar fushatë e tij të lobimit dhe beson fuqishëm se këto takime do të sjellin shumë shpejt edhe rezultate konkrete dhe lajme të mira për popullin dhe shtetin e pavarur të Kosovës.