Parashikimet ishin të mëdha

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka thënë se parashikimet për klubin këtë sezon ishin “shumë të mëdha” dhe se paraqitjet e tyre dëshpëruese ishin rezultat i problemeve të vazhdueshme me lëndime.
Benitez ka theksuar se pas vitit të kaluar – kur Liverpool përfundoi i dyti në Premierligë – shpreson se ekipi do të luftojë përsëri për titull, mirëpo ata kanë mbetur larg kreut dhe rrezikojnë seriozisht të mos kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.
“Në fillim të sezonit, parashikimet ishin shumë të mëdha. Kjo është normale pas një sezoni të mirë. Por unë gjithmonë them të njëjtën gjë– Premierliga është Premierligë dhe dallimi në para është aq i madh sa që nëse dëshironi të qëndroni gjatë në këtë shkallë, duhet të bëni gjithçka në mënyrë pothuajse të përkryer. Kjo nuk është e lehtë kur jeni në ndjekje dhe nganjëherë nuk mund të mbani futbollistët nën presion të punës së madhe ose në të njëjtën shkallë me sezonin e kaluar”, tha Benitez, i cili përmendi lëndimet – sidomos ato të sulmuesit Fernando Torres – si faktor destabilizues në ekip.
“Kemi pasur shtatë, nëntë ose 11 futbollistë të lënduar në të njëjtën kohë, futbollistë që zakonisht janë titullarë si Torres dhe kjo ka ndikuar në shkallën e paraqitjeve të ekipit”, përfundoi ai.