E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi: Edhe Shqipëria në BE në vitin 2011?

Shqipëria do te hyje ne BE ne vitin 2011, Kroacia ne vitin 2010, ndërsa Maqedonia do te hyje ne këtë organizëm ne vitin 2012 nëse këto tre shtetet do te plotësojnë kriteret e domosdoshme. Sipas eksperteve në Këshillin Evropian për marrëdhënie ndërkombëtare, Bashkimi Europian duhet t’i përcaktojë  pozicionet e Ballkanit dhe t’i ndaje shtetet ne dy grupe, ne shtete te Gadishullin Adriatik dhe Ballkanit Qendror. Një prej eksperteve Daniel Korski tha se Bashkimi Evropian nuk duhet te vlerësoje ne grup përparimin ne reforma te tre vendeve se bashku por t’i shohë ato te ndara dhe për here te pare dhe për këtë arsye sipas tij grupi mbështet ndarjen e vendeve Ballkanike ne dy pjese. “Kjo ndarje, shprehet Korski, “u vjen ne ndihme vendeve aspirantë dhe përshpejton anëtarësimin e tyre ne BE”. Analiza krejt e vecante e eksperteve te KE publikohet ne nje shkrim te titulluar “Lamtumire Ballkan”. Sipas tyre vendet qe anetaresohen te parat ne BE jane vendet e Gadishullit Adriatik ku përfshihet Shqipëria, Kroacia, Mali I Zi dhe Maqedonia qe do te anëtarësohen te parat ne BE, kurse ne grupin e dyte te përfshira ne Ballkanin qendror ky hyjnë Kosova, dhe Serbia ku anëtarësimi drejt BE do te jete ne një faze me te vone. Ne grupin e eksperteve te Këshillit Europian për marrëdhëniet ndërkombëtare përfshihen edhe ish-kryeministri italian Xhuliano Amato, ish-ministri gjerman i Puneve te Jashtme, Joshka Fisher, ish-kryeministri finlandez dhe ndërmjetësues për Kosovën, Marti Ahtisari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›