E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikohet rënie e çmimit të naftës

25 prill- Çmimi i naftës parashikohet të bjerë javën e ardhshme pas rritjes së dollarit kundrejt euros, si dhe rritjes së investimeve në SHBA.

Rreth 16 nga 30 analistë të pyetur nga Bloomberg, ose 53%, thanë se çmimi i naftës do të bjerë rreth datës 2 maj. Ndërsa 11 analistë u shprehën se çmimi do të rritet dhe vetëm 3 prej tyre parashikuan ndryshim të vogël.

Dollari ka patur rritjen më të madhe ndaj euros që prej Dhjetorit dhe kjo ka bërë që ekonomistët të parashikojnë rënie të çmimit të naftës. Gjatë këtyre kohëve kur dollari ishte i dobët, investitorët nxitonin të blinin mallra me synim mbulimin e humbjeve që mund të kishin nga rënia e dollarit.

“Ne po shohim rritjen e dollarit” – tha tim Evans, analist në Citigroup Global Markets në New York. “Dollari i dobët ka qenë një nga arsyet për rritjen e çmimeve të naftës në nivele rekord”.

Oferta e naftës është rritur me  2.42 milionë barrela duke e çuar atë në 316.1 milionë barrela- tha Departamenti i Energjisë.

Çmimi i naftës këtë javë ka qëndruar rreth 115 dollarë për barrel. Niveli më i lartë ka qenë 119.9 dollarë në datën 22 prill, çmimi më i lartë që kur tregjet filluan të mateshin në vitin 1983. Megjithese ne tregjet boterore nafta peson luhatje, ne Shqiperi eshte vrejtur se çmimi qendron i larte gjithmone. Tendenca eshte qe kur rriten bursat boterore, tregu shqiptar e reflekton kete rritje menjehere, nderkohe qe rralle ndodh e kunderta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›