E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti: Shevçenko ka një të ardhme te Çelsi

Kundër Sandërlendit, Andriy Shevchenko është rikthyer të veshë këmishën e Çelsit, në një distancë prej 15 muajsh (kundërshtar i epokës Bolton). Karlo Ançeloti, edhe pse ukrainasi rezulton vazhdimisht në listën e mundshme të të shiturve dhe kishte pasur pak vend edhe te Milani, e konsideron atë pjesë integrale të skuadrës: "Për momentin, Shevçenko është një lojtar i Çelsit dhe do të jetë njëlloj edhe në të ardhmen. Tani është në gjendje më të mirë, por kemi shumë sulmues dhe nuk do të jetë e lehtë për të që të gjejë hapësirë në fushë. Stërvitet shumë mirë, pa probleme, dhe është i gëzuar që do të qëndrojë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›