Viera do të qëndrojë, por Venger e kërkon
Nga njëra anë Patrik Viera njoftoi se ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tek Inter. Nga ana tjetër Arsen Venger nuk i ka mbyllur akoma dyert për një rikthim të francezit tek Arsenali. "Nuk kemi folur ende për këtë, por ka kohë deri më 31 gusht. Do të shohim", tha menaxheri i londinezëve. Kjo edhe pse Venger, pavarësisht grushtit të hekurt, ka ende frikë se mund të humbë Fabregasin, në gjurmët e së cilit është gjithmonë Barcelona. Viera duket se ka thënë fjalën e fundit për sa i përket të ardhmes së tij, në një intervistë për "L‘Equip". "Është zgjidhja më e vështirë, por edhe më e arsyeshmja. Nuk e shoh veten askund tjetër", tha 33-vjeçari.