S’ka oferta për Sneijderin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti e ka pranuar se Wesley Sneijder mund të lë klubin italian gjatë këtij dimri, por ka shtuar se Nerazzurri nuk e kanë marrë ende ndonjë ofertë për përfaqësuesin holandez.
“Ai e ka të drejtën t’i thotë jo propozimit tonë për kontratë. Deklaratat e tij të fundit kanë konfirmuar se ai është më larg Interit se që mendoja. Ai, ose do ta pranojë propozimin tonë ose do ta lë klubin. Për momentin nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të. Do të ishim dy hapa prapa, nëse do të kishte ndonjë ofertë. Mendoj se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt dhe do të ketë një zgjidhje”, deklaroi Moratti.