Pardew, menaxheri i vitit në Premierligë

Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew është emëruar menaxheri më i mirë i sezonit në Premierligë.
Pardew, 50 vjeç ka udhëhequr skuadrën në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve pas emërimit të tij në detyrë në dhjetor 2010. Skuadra ka arritur rezultate të shkëlqyeshme këtë edicion duke arritur fitore ndaj Manchester Unitedin dhe Chelseas.
Po ashtu Pardew ka marrë merita për përforcimet e sjella në skuadër përfshirë futbollistët si Yohan Cabaye, Demba Ba dhe Papiss Cisse.