Cana nuk mendon largimin nga Lazio

Lorik Cana u ka dhënë fund spekulimeve se do të largohet nga Lazio gjatë verës në drejtim të Marseilles. Babai dhe agjenti i mesfushorit Agim Cana ka thënë se biri i tij nuk ka ndërmend të largohet nga stadiumi Olimpico.
“Dua ta them me forcë dhe për herë të fundit këtë gjë: Loriku kurrë nuk ka thënë se do të kthehet në Marseille vitin e ardhshëm. Ai është shumë i lumtur ku është tani, si pjesë e Lazios. Unë jetoj në Marseille, kështu që për mua liderët e OM-së janë si një familje", thënë Cana në një intervistë për ueb faqen Lalaziosiamonoi.it.
"Loriku është i mirëpritur atje, por nuk dëshiron të ndryshojë ekip për momentin. Vitin tjetër, dy ose tri vite më vonë, do të shohim se si do të shkojë situata me Lazion dhe vetëm atëherë mund të marrim një vendim të caktuar. Tani Loriku është me zemër e me shpirt këtu, i gatshëm të japë nga 100 deri në 1000 për qind të mundësive të tij për Lacion.”, përfundoi ai.