E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët e Bilbaos në vend të Bukureshtit udhëtuan në Budapest

E pabesueshme por e vërtetë. Rreth 400 tifozë të Athletic Bilbaos kanë ngatërruar qytetin nikoqir të finales në Europa League dhe në vend të Bukureshtit (Rumani) kanë udhëtuar në Budapest (Hungari).

Futbollistët e Bilbaos të mërkurën mbrëma u mposhtën në finalen e Europa Leagues nga rivali spanjoll Atletico Madrid me rezultat të thellë 3-0, dhe humbën rastin të fitojë trofeun e parë nga viti 1984.

Por, te rreth 400 tifozë të klubit bask kjo humbje peshon edhe më rëndë për faktin se ata ngatërruan lokacionin e ndeshjes. Televizioni spanjoll Antena 3 ka njoftuar të shtunën se grupi i përmendur i tifozëve të Athletic Bilbaos në vend të Bukureshtit ka udhëtuar për në Budapest.

Pasi e kuptuan gabimin, tifozët janë munduar të mbërrijnë me kohë për ndeshje në qytetin rumun, por nuk ia dolën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›