Trepça fik KEK-un

‘Xehetarët’ nga Mitrovica kanë shënuar një fitore të vështirë, 2-1, por shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi kanë mposhtur kundërshtarin direkt për pozitën e dhjetë, KEK-un.
Trepçës iu deshën vetëm tre minuta për të kaluar në epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Egzon Emini.
Mysafirët vetëm pas 20 minutave arritën që ta barazojnë rezultatin në 1-1, me golin e shënuar nga Mensur Simnica. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesën e dytë, vendasit e filluan shumë mirë, pasi në minutën e 51-të kaluan në epërsi 2-1 me golin e shënuar nga Shpëtim Babaj, nga pika e bardhë. Por për dallim nga pjesa e parë, më nuk kishte gola.
Pas kësaj fitoreje, Trepça mbetet në pozitën e 10-të me 31 pikë, kurse KEK-u në të 11-ën me 25 pikë.