Berisha U krye

Kryeministri Vendimi shperblim per sakrificat dhe reformat. Berisha U krye gezuar per shqiptaret
I qeshur si rralle ndonjehere... I tille u shfaq dje para shqiptareve Kryeministri Sali Berisha sepse U krye Dhe kjo ne nderimin me te madh respektin me te thelle ndaj atyre qe 20 vjet me pare me dy gishtat lart mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes nen moton E duam Shqiperine si gjithe Evropa. Ndaj nje lsquogezuar per shqiptaret teksa z. Berisha pershendeti vendimin e Keshillit te Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te Bashkimit Evropian. Ne nje konference per shtyp kreu i qeverise deklaroi se liberalizimi i vizave eshte arritja me e madhe per lirine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare pas renies se perdes se hekurt. Ai e konsideroi kete lajm si mesazhin me miqesor qe Evropa u dergoi shqiptareve ndaj Berisha shprehu mirenjohjen e thelle per votimin historik. Shefi i qeverise garantoi vendet anetare se shqiptaret nuk do te krijojne probleme ne BE dhe nuk do te shkelin rregullat. Ai garantoi gjithashtu vazhdimin e reformave per ta bere Shqiperine nje vend te respektuar per Evropen. Nje vendim te merituar dhe historik e cilesoi Kryeministri Berisha voten unanime qe dhane ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ai tha se ky vendim qe nuk do te ishte bere i mundur pa realizimin e nje sere reformash dhe detyrimesh eshte nje kartoline urimi per te gjithe qytetaret shqiptare.
Vendimi i sotem i djeshem shenon shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te te rinjve shqiptare te qytetareve shqiptare shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt. Por dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes qeverite e tyre u dergojne shqiptareve ne 98-vjetorin e pavaresise se vendit te tyre. Ky vendim eshte dhe kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fundvitit per krishtlindjet dhe vitin e ri - deklaroi Kryeministri Sali Berisha. Kryeministri shprehu bindjen se levizja e lire nuk do te krijoje probleme. Dua ti garantoj se kjo qeveri qendron e vendosur per bashkepunimin me te ngushte dhe total ne menyren qe ky akt madhor besimi historik ndaj Shqiperise dhe shqiptareve te mos krijoje ne vendet ne qytetet e tyre as dhe problematiken me te vogel perkundrazi te shperblehet ky besim i madh me miresine e merituar - tha ai. Berisha vuri ne dukje se heqja e vizave eshte nje shperblim per sakrificat mbinjerezore te shqiptareve per liri dhe dinjitet. Ky eshte nje moment per te shprehur nderimin per martiret e levizjes se lire dhe viktimave qe shkaktoi keta 20 vjet mungesa e nje vize - u shpreh z. Berisha. Sipas tij vendimi per liberalizimin e vizave eshte arritja me e madhe per lirine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare pas renies se perdes se hekurt. Duke e konsideruar kete si nje mesazh miqesor qe Evropa u dergon shqiptareve Berisha shprehu mirenjohjen e thelle per kete votim historik. Berisha theksoi se vendimi erdhi pas permbushjes se nje sere reformave luftimit te krimit dhe korrupsionit zgjedhjeve te 2009-s forcimit te kufijve si dhe pajisjes se qytetareve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.Ne beme Shqiperine nje vend te respektuar per qytetaret dhe Evropen. U krye gezuar per shqiptaret - u shpreh Berisha.