Parfumet me aromë të keqe dhe çmim të lartë
Me bazë lulesh, agrumesh dhe drurësh aromatikë për të sjellë aroma të mrekullueshme parfumesh. Por, jo gjithmonë rezultati është perfekt. Edhe pse shiten me çmime relativisht të shtrenjtë, shumë parfume konsiderohen bezdisës dhe aspak të preferuar për një pjesë të madhe njerëzish, kryesisht për njohësit e parfumeve të mira. Cilët janë parfumet që konsiderohen më të këqij?
Clinique Aromatics Elixir, 42.50 dollarë
Ndërsa është konsideruar për vite me radhë si “aroma mondane” për shumë njerëz kjo aromë krijon idenë e një parfumi për zonja të moshuara. Aromë e rëndë dhe bezdisëse për ata që të qëndrojnë pranë, saqë në momente të caktuara shkakton teshtitje. Një lexues shprehet se edhe gjyshja e tij nuk do ta preferonte. Ajo menjëherë do të thoshte: Kjo aromë më kujton kekun me fruta”. Vetëm një gjë është e sigurt, pohon një perosn tjetër, këtë parfum ose do ta dashuroni, ose do ta urreni deri në vdekje.
Yves Saint Laurent Beauty Parisienne, 39 dollarë
Lexuesit thonë se kjo aromë “bërtet: grua e moshuar” dhe nuk është aspak rinor. Aroma e myshkut edhe e drurit mbizotëron, me një ndërthurje të pakëndshme të luleve. Dikush është shprehur për këtë parfum se ngjason si përzierje e “gjyshes me pemët", padyshim i paharrueshëm. Një tjetër lexues është shprehur se parfumi francez ngjason me pudrën për fëmijë. “Më është dashur të lahem për minuta të tëra, për të hequr nga krahu im aromën e rëndë dhe bezdisëse” shprehet njohësi i parfumeve.
Elizabeth Arden M, nga Mariah Carey Eau 54 dollarë
Aromë e fortë dhe një ngjashmëri e pabesueshme me diçka të djegur, kjo është përshtypja që mbetet pasi nuhat aromën që mban emrin e këngëtares Mariah Carey. “Elisabeth Arden” është i ëmbël, por jo ashtu siç duhet, një përzierje ndjesish që të mbyt menjëherë. Ajo që vihet re te ky parfum është edhe qëndrueshmëria mbi lëkurë. Pas një kohe të shkurtër ai shpërndahet në ajër dhe gjithkush është i detyruar ta mbajë shishen me vete.
Kenzo Flower Fragrance, 56 dollarë
Ky është një produkt që patjetër duhet t’i qëndroni larg nëse keni alergji nga aromat e forta. Ai do t’ju japë “një dhimbje koke të keqe”, thonë lexuesit. Ata pajtohen me mendimin se kjo aromë nuk është aspak i kënaqshme. Një lexues këmbëngul se ajo që cilësohet si aromë shik, nuk është veçse një shëtitje torturuese në një avull mbytës squfuri. Edhe pse ka një shishe të adhurueshme, produkti që përmban lë për të dëshiruar.
Lancome Magnifique Eau de Parfum, 65 dollarë
Kjo aromë mund të konsiderohet mjaft mirë si një “dhomë e vogël fjetjeje”, paralajmërojnë të shqetësuar lexuesit. Ata thonë se Lancome është tepër i fortë dhe i rëndë dhe kjo vihet re sapo bie në kontakt me lëkurën. Parfum i rëndë në momentin e parë, por jorezistent kur kalon pak kohë. Ju do të vini re se asnjë gjurmë arome nuk do të mbetet sapo të keni lëvizur. Një tjetër person thotë se çmimi nuk justifikon vlerën që ka. Tepër i shtrenjtë kur e krahason me bezdinë që të krijon.
Elizabeth Arden White Diamonds Elizabeth Taylor, 53 dollarë
Lexuesit thonë se te parfumi i Elisabeth Taylor të impresionon ambalazhi fin, por të zhgënjen pa masë aroma që përmban shishja. “Nuk është aromë, është erë”, shprehet një person që nuk ka mundur dot ta konsumojë të gjithin. Dikush tjetër shprehet se ky parfum ngjason me një “plakë që ka qenë ulur në tryezë buke për 40 vjet”. Do të ishte fantastik për një 80-vjeçare, shprehen personat e pyetur për këtë parfum, relativisht të kushtueshëm.
24 Prill 2010