Plaçkitësit e detit, si vidhnin piratët në emër të mbretit
Historia e kusarëve, por edhe piraterisë është ngushtësisht e lidhur me historinë e lundrimit, të eksplorimit dhe të kolonizimit, me një fjalë e të gjithë ekspansionit perëndimor në botë të cilit nuk mund t’i njihet fytyra e vërtetë pa njohur historinë e piratëve dhe të korsarëve. Duhet nënvizuar se, kusarët nuk u konsideruan si keqbërës në cepat e shoqërisë. Përkundrazi, në çdo epokë u futën në komunitete të ndryshme dhe u bënë pjesë aktive dhe integrante.
Piratët dhe korsarët
Fajtorë në shumë romane dhe filma aventure sesa historia në kuptimin e vërtetë të fjalës, përgjithësisht fjala korsar evokon në kohët tona kohë dhe detra të largët, lokalitete ekzotike, anije me vela të ngarkuar me thesare, aventurierë kurajoz (shumë mizorë apo jashtëzakonisht të drejtë dhe idealistë) dhe shumë gjëra të tjera të jashtëzakonshme. Para së gjithash, do të ishte mirë të kërkohej të vendosej një dallim midis pirat dhe korsar, dy fjalë që në përgjithësisht përdoren gabimisht në mënyrë të ndryshme. Pirati ishte hajduti-plaçkitës i detit, që vepronte me iniciativën e vet dhe për llogari të vet, duke sulmuar dhe plaçkitur të gjitha anijet që haste dhe, nganjëherë, duke bërë deri inkursione kundër plazheve më pak të mbrojtura dhe qyteteve të vogla bregdetare.
Plaçkitjet e autorizuara
Kurse kusari, edhe pse plaçkiste si pirati, e bënte këtë gjë me autorizim apo deri i ngarkuar nga një qeveri rregullisht e ndërtuar (me një letër autorizimi, sovrani i jepte të drejtë një kreu korsar që të pajisej me një anije të armatosur në kërkim anijesh tregtare armike në emër të drejtash, të vërteta apo falso që të ishin, që kjo qeveri plackiste mbi një zonë të caktuar deti apo mbi anijet e një shteti tjetër me pak fjalë, ishte një lloj polici jo me rrogë që paguante veten me plaçkën e bërë. Këto me fjalë të thjeshta dhe të paktën, teorikisht. Në praktikë, dallimi është shumë më i lehtë për t’u bërë: në çdo kohë, shumë flota pirate i kanë kryer ndërmarrjet e tyre pak a shumë dakord me shtete të mëdhenj e të vegjël dhe shumë lundërtarë që bënin të ashtuquajturën luftë në ndjekje, domethënë korsarë, nuk kanë hezituar të kryenin aksione piraterie. Kështu që, të dy figurat kanë përfunduar pak a shumë gjithmonë për t’u ngatërruar. Në qoftë se shikojmë nga e kaluara, çdo dallim është i pamundur dhe, nga ana tjetër, të lashtët nuk kujdeseshin që ta bënin, sepse, të paktën në epokat më pak të vonshme, për ta pirateria ishte një aktivitet i ligjshëm si lufta.
Aktivitetet pirateske në det
Nga shekulli i VIII u rishfaq marinaria me iniciativën e një populli që po përjetonte orën e tij: arabët. Pak e nga pak tregtitë po rimerrnin veten midis Perëndimit dhe Lindjes, në mënyrë të veçantë prej veprimtarisë së qyteteve e marinare: Amalfi, Piza, Gjenova, Gaeta, Venecia; anije të vogla tregtare bënin rrugën midis porteve bizantine dhe atyre të brigjeve mesdhetare jugore e perëndimore nga Siria në Katalonjë, pre e hajdutëve të detit. Ndërkohë, pothuajse njëkohësisht, një aktivitet tjetër piratesk ishte shfaqur në veri prej iniciativës së normanëve, që kryenin inkursione në Angli e Irlandë, Spanjë, Francë dhe Itali jugore, duke u shtyrë deri në Islandën e largët dhe në brigjet e Amerikës 500 vjet përpara Kolombit, falë një diturie marinare që sot askush nuk do të dinte ta barazonte. Me anijet e tyre të lehta me fund të sheshtë, që mund edhe të viheshin mbi rrota, normanët u ngjiteshin lumenjve dhe plaçkitnin fshatrat. “Ndërthurja” midis piratëve dhe korsarëve ka lindur pikërisht nga mbrojtja nga inkursionet marinare në kuptimin që qytetet, për t’u mbrojtur nga sulmet e plaçkitësve, filluan të mbrojnë piratët për t’i përdorur në rast sulmesh nga flota rivale dhe kundërshtare. Me kryqëzatat arrihet në periudhën në të cilën lufta në ndjekje përzihet ngushtësisht me piraterinë. Në fakt, kjo e fundit praktikohej dhe pranohej qysh nga shekujt e fundit të Mesjetës: të gjitha shtetet gëzonin të drejta mbi copëra të caktuara deti dhe anijet e tyre nuk kishin skrupull që të sulmonin dhe të plaçkitnin, në qoftë se arrinin, anijet e huaja që ndeshnin në këto zona dhe për t’u kapur ekuipazhet dhe pasagjerët, duke kërkuar pastaj shpërblime pak a shumë të larta. Të gjitha anijet pajiseshin për luftim dhe nuk ekzistonte praktikisht diferencë midis një anijeje tregtare dhe një lufte. Vetë kalorësit e Shën Gjonit e ushtronin korsarinë kundër turqve në ujërat e Rodit dhe nuk ngurronin që të kërkonin shpërblime të majme nga të burgosurit e tyre apo t’i shisnin si skllevër. Kështu, korsari dhe pirati përziheshin në luftërat midis kristianëve, të përfaqësuar kryesisht nga spanjollët dhe kalorësit e Shën Gjonit, dhe turqve, të përfaqësuar sidomos nga piratë-korsarë të famshëm, që shumë herë nuk qenë me origjinë turke, por renegatë kristianë, lundërtarë shumë të aftë grekë, spanjollë apo italianë. Kështu mund të thuhet se shfaqja e një vele kristiane afër një bregu të Afrikës Veriore popullsinë banuese aty saktësisht siç ndodhte kur një anije me gjysmëhënë i afrohej ndonjë vendi të bregdetit tirren, jonian, etj.
Grabitjet pirateske në Anglinë elisabetiane
Në Angli, në fund të Mesjetës, aktiviteti plaçkitës e kalonte shumë atë tregtar. Në realitet, flota ishte më e mirëorganizuar se vende të tjera, pasi duke qenë latifondistët e mëdhenj edhe magjistratët kryesorë të distrikteve të tyre, i nxirrnin në liri delinkuentët. Kundër kësaj piraterie të organizuar mbi bazë kombëtare, të mbështetur nga pronarët e mëdhenj si familja Killigrew në Cornwall, Mbretëresha Elisabeth kërkoi që të veprojë me energji. Nga njëra anë, nuk hezitoi që të godasë personazhe të lartë, nga ana tjetër, u tregua e mëshirshme me piratët, duke u shtyrë ata që qenë kapur të bashkëpunonin në gjuetinë e atyre që qenë akoma në liri apo duke i absorbuar në marinën angleze. Por, vepra e saj u zhvillua sidomos për ta shfrytëzuar aktivitetin piratesk për luftën kundër Spanjës, duke i transformuar piratët në korsarë dhe duke i larguar nga brigjet angleze për t’i drejtuar drejt atyre amerikane. Lundërtarët më të mëdhenj anglezë të mesit të dytë të Pesëqindtës janë thelbësisht korsarë. Qe Martin Frobisher, i cili në rini plaçkiti pothuajse të gjitha detet dhe, nga viti 1576 më 1578, ju kushtua kërkimit të të ashtuquajturit Kalim Veriperëndimor, domethënë atij që do të duhej të vinte në komunikim në veri Atlantikun me Paqësorin. Në vijim, filloi luftën korsare kundër Spanjës dhe Francës, duke vdekur në luftime: Mbretëresha Elisabeth e emëroi kalorës. Korsar qe Sër Richard Grenville, i cili nga 1585 më 1591, gjatë udhëtimeve të tij, plaçkiti ishujt Azore dhe futi në dorë anije spanjolle derikur, i bërë Kundëradmiral, humbi jetën në një përplasje me flotën spanjolle. Korsar Richard Hawkins, i cili në vitin 1593, i nisur me tri anije të pajisura prej tij, kaloi Ngushticën e Magelanit dhe ju ngjit bregut amerikan deri në Valparaiso, duke plaçkitur anijet spanjolle që haste rrugës. Edhe ai pati gradën e Kundëradmiralit dhe u emërua kalorës. Korsar qe edhe më i madhi i të gjithëve, Francis Drake, i lindur në Tavistock të Devonshire, rreth viteve 1539-1545. E filluar në moshë të re, karriera e marinarit, pothuajse në moshën 22-vjeçare komandonte një anije dhe bënte aktivitete në Detin e Karaibeve, luftoi në Gjirin e Meksikës dhe në vitin 1570 siguroi letrën e korsarisë nga Mbretëresha Elisabeth, e cila financoi ekspeditat që kreu kundër kolonive spanjolle deri më 1572. Në këtë kuptim, i pozicionuar me njerëzit e tij në istmin e Panamasë, sulmoi dhe mbyti një karvan spanjoll të ngarkuar me flori dhe me argjend. Kish siguruar patenta të rregullta për luftën korsare dhe tashmë anije të shumta spanjolle qenë plaçkitur prej tij; i kthyer në Angli plot me plaçkë, siguroi nga Mbretëresha mbështetjen për një ekspeditë në Detin e Jugut, siç quhej në atë kohë Paqësori, i dominuar nga spanjollët dhe akoma i panjohur për anglezët. Ndërkaq, Spanja e tërbuar për plaçkitjet e tij, kish protestuar fuqimisht pranë Mbretëreshës, duke i kërkuar që korsari të varej. Por Elisabeth e priti me nderime të mëdha, duke i dhënë patenta fisnikërie me emërimin si kalorës, shkoi të vizitojë anijen e tij, e vetmja nga të pestat që i kish mbetur dhe urdhëroi që anija “Golden Hind” të ruhej si kujtim (u shkatërrua rreth një shekull më pas). Përveç Francis Drake, pati korsarë të tjerë legjendarë në Anglinë elisabethiane, si William Hawkyns: i pari i një dinastie lundërtarësh të mëdhenj, ndër më të famshmit i biri John dhe i nipi Richard. Në vitin 1528, filloi tregtinë me Guinenë e Brazilin, plaçkiti 7 galera të mëdha spanjolle në afërsi të Maracaibo, pastaj vdiq në atdhe më 1553, teksa priste të emërohej “Sir”. I biri John, qe anglezi i parë që praktikoi tregtinë e skllevërve midis Afrikës dhe kolonive spanjolle të Amerikës (1562). Epoka e korsarëve të mëdhenj anglezë përfundoi me vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth në vitin 1603.
Cristoforo Colombo, një pirat që paguhej
Një objekt i shenjtë, i ruajtur në një kishë të Vernazza (Cinque Terre) kujton pambukun “Cervo”, të mbytur në jug të Adenit, pikërisht teksa po gjuante piratët. Një kuriozitet: duket se vetë Cristoforo Colombo e kishte praktikuar piraterinë për llogari të Renato Anzhuinit (rrethana mbështetet nga kush përqafon tezën e Colombo kushëri të afërt me një korsar Coulon). Në luftën korsare, u shpreh padiskutim një etje për aventurë jo e privuar nga një poezi e dëshpëruar, që në disa figura të jashtëzakonshme mundi edhe të ndriçojë një shpirtmadhësi bujare të caktuar. Por është akoma më shumë jashtë dyshimit se në bazat e saj qëndrojnë gjithmonë tendencat njerëzore më primitive dhe më të dhunshme të abuzimit të njërit ndaj tjetrit, që zbulojnë edhe tek personazhet më të guximshëm dhe sypatrembur shpirtra të dobët dhe antisocialë.
24 Prill 2010