E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parid Xhihani shënon, Hidi heroi i Krivbasit



Parid Xhihani, sulmuesi kavajas në radhët e Zorja Lugansk në kampionatin ukrainas, shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij kundër Kharkovit. Zhunjor i Zorjas goditi nga larg, portieri Stojko i Kharkovit nuk arriti ta zotërojë sferën, dhe ish-kapiteni i Besës realizoi në minutën e 54-t. Kurilov dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të, në të cilin një meritë, sipas football.ua, kishte dhe sulmuesi shqiptar. “Bombardieri” Xhihani u zëvendësua në minutën e 59-të. Tri pikë të rëndësishme për Zorja Lugansk, që tani 23 pas javësh, ndodhet në vendin e 10-të me 27 pikë. Për sulmuesin e papërfillur nga trajneri i Kombëtares, Ari Han (pritet të firmoset zyrtarisht shkarkimi i tij) e nga këshilltarët shqiptarë të tij, ky ishte goli i nëntë sezonal në Ukrainë, duke qenë për momentin “bomberi” më i mirë legjionar në kampionatet evropiane. Xhihani është dhe golashënuesi më i mirë i Zorjas.

SHKËLQEN HIDI -Krivbasi i “trojkës shqiptare” arriti një fitore të bukur në transfertë, edhe pse me rezultatin e ngushtë 1-0. Sergei Motuz shënoi në minutën e 32-të. Portieri Isli Hidi dhe mesfushori Ervin Bulku luajtën gjatë gjithë takimit, ndërkohë që kapiteni Dorian Bylykbashi u zëvendësua në minutën e 90-të nga Shagojko. Krivbasi pas 23 javëve ndodhet në vendin e 8-të me 29 pikë. Sipas medieve ukrainase, Hidi ishte në superformë, duke shpëtuar në shumë raste gola të sigurt. “Portieri i Krivbasit, shqiptari Hidi, ishte një roje i pagabueshëm”- shkruan football.ua.

HUMBET DALLKU -Vorskla Poltva, skuadra e “trojkës kosovare” humbi 2-1 në transfertën e vështirë me Dnjeprin. Golat për fituesit u shënuan nga Gomenjuk (3’) dhe Nazarenko (85’). Për Vorsklën shënoi Saçko (22’). Mbrojtësit Armend Dallku e Debatik Curri luajtën minuta të plota, ndërkohë që sulmuesi i ri Januzi hyri si zëvendësues në minutën e 92-të. Krivbasi pas 23 javëve ndodhet në vendin e 5-të me 37 pikë.

13 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›