E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reid në vazhdimin e radhës të “American Pie”



Tara Reid do ta përsërisë rolin e Vicki Lathum në vazhdimin e radhës të hit-komedisë "American Pie". Reid, e cila së shpejti do t’i kthehet punës pasi e ka kaluar fillim e vitit 2009 në rehabilitim, ka luajtur rolin e Vickit në dy komeditë e para të “American Pie”. Sipas MovieHole.net, në film do të aktrojnë edhe këngëtari Uein Njuton dhe Sherman Helmsley nga hit-shou televiziv “The Jeffersons”.

Billy Bob tërhiqet nga koncertet

Billy Bob Thornton ka hequr dorë nga turneu i tij mbështetës i Willie Nelson në Amerikën Veriore, pasi që është fishkëllyer nga fansat në koncertin e të enjtes mbrëma në Toronto. Për shkak të koncertit të dobët, fituesi i Oskarit dhe bendi i tij “The Boxmasters”, janë tërhequr nga turneu duke mos treguar arsyet e vërteta të largimit të tyre. “Deri më tani nuk janë bërë të njohura arsyet për tërheqjen e tyre, mirëpo pjesa e mbetur e turneut do të vazhdojë pa ‘The Boxmasters’”, shkruan në faqen zyrtare të Willie Nelson.

13 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›