E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parimi i “reciprocitetit”, i panjohur nga kompanitë shqiptare



Tregu i fluturimeve ajrore në të gjithë botën ka qenë i prekur nga monopoli ose duopoli, për shkak se fluturimet ndërkombëtare rregulloheshin përmes marrëveshjeve dypalëshe të komplikuara dhe të kushtueshme. Kështu, nëse një kompani italiane vendos të udhëtojë drejt Tiranës, një kompani shqiptare duhet të kryejë të njëjtin numër fluturimesh. Por gjatë viteve të fundit, Bashkimi Europian dhe SHBA-të kanë punuar për liberalizimin e këtij tregu, duke hequr kufizimet ligjore të reciprocitetit dhe duke ulur çmimet. Që nga viti 1994, kur Bashkimi Europian hapi kufijtë, një numër i madh kompanish me kosto të ulëta mbuluan pjesën më të madhe të tregut të kontinentit. "Ryanair" qe simboli i udhëtimeve me kosto të ulët. Çmimet e saj të biletave konkurrojnë koston e udhëtimeve me tren apo makinë. Në janar të vitit të kaluar, Bashkimi Europian nënshkroi dhe marrëveshjen për “Hapjen e Qiejve” edhe me vendet e Ballkanit, përfshirë këtu Shqipërinë, ku falë kësaj, nuk ka më kufizime në transportin ajror. Por, me gjithë këtë, konkurrenca dhe ulja e çmimeve nuk duket edhe pse korridoret e reja ajrore kanë shkurtuar shumë kilometra.

9 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›