E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha promovon me studentët turin “Shqipëria në NATO”



Kryeministri Sali Berisha ka bërë ndalimin e dytë të turit të tij, të cilin e ka quajtur zyrtarisht “Shqipëria në NATO”, në ambientet e Qytetit Studenti. Ndonëse duhen 18 muaj nga data e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, takimi i djeshëm i kryeministrit Berisha i ngjante një mitingu të vërtetë, ku nuk munguan as fjalimet pasionante, as flamurët dhe as pankartat me parulla. Kësaj here, Berisha e nisi turin e tij nga kryeqyteti ku zgjodhi që të takohej me studentët. Gjatë këtij takimi, Berisha bëri një ekspoze të punës së qeverisë në këto vite ku theksi i tij u vendos në luftën antikorrupsion. Kryeministri Berisha pranoi ekzistencën e korrupsionit në administratë apo ai theksoi se punonjësit nuk janë të përfshirë në konflikt interesi dhe se administrata shpenzon 31 për qind më pak fonde. “Sot vërtet ka korrupsion, por administrata shpenzon 31 për qind më pak sesa shpenzonte administrata e mëparshme. Shqipëria në NATO është një realitet dhe kjo është arritja më e madhe kombëtare”, - tha Berisha. Kryeministri foli përpara studentëve edhe në lidhje me premtimet dhe garancitë që ai kishte marrë në vizitën e fundit në Bruksel. “Të hënë në mëngjes kjo ka qenë edhe tema kryesore e bisedimeve, lëvizja juaj e lirshme. Unë u zotova se do të marr të gjitha masat për të plotësuat të gjitha kriteret për të fituar lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin shqiptar”, - tha

9 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›