Shqipëria, vendi me tarifat më të shtrenjta edhe në shërbimet ajrore
Biletat e avionëve kushtojnë më shumë nga gjithë rajoni. Autoritetet shtetërore asnjë kontroll monopoleve ajrore
Ervin Koçi
Ashtu si në produktet e konsumit, Shqipëria mban një rekord çmimesh edhe në mjaft shërbime të ndryshme, megjithëse ato mund të jenë gjysmë ndërkombëtare. Fjala është për kompanitë e ndryshme të udhëtimit, veçanërisht për ato ajrore dhe detare, të cilat janë shumë herë më të shtrenjta se homologet e tyre që qarkullojnë në vendet e tjera të rajonit. Përveç kësaj, edhe shërbimi dhe cilësia që ofrohet nga këto të fundit lë mjaft për të dëshiruar dhe çdokujt që i takon të udhëtojë shpesh, i ndodh të vërejë ndryshimet drastike që ekzistojnë midis linjave që mbulojnë Shqipërinë dhe atyre që veprojnë në BE apo më gjerë. Tragetet, por dhe avionët që kompanitë e ndryshme detare dhe ajrore përdorin për linjat me Shqipërinë, janë pa dyshim të cilësisë më të dobët përsa i përket shërbimit. Edhe pse shtetasit shqiptarë paguajnë më shtrenjtë nga të gjithë fqinjët e tyre apo shtetasit e tjerë europianë për të udhëtuar, ata përsëri kanë shërbimet më të këqija të këtyre udhëtimeve. E meritojnë apo jo, kjo mbetet për t’u parë.
Tregu monopol
Mjafton që të bësh një xhiro të shkurtër në disa prej zyrave të agjencive të udhëtimit në Tiranë, qofshin ato të huaja apo shqiptare, për të kuptuar tregun monopol të biletave të udhëtimit. Kjo është më e dukshme në udhëtimet ajrore, ku biletat e avionëve të kompanive të huaja dhe shqiptare, madje edhe atyre “lloid coste” (me kosto të ulët), janë më të shtrenjta për linjat me Shqipërinë. Në shumicën dërrmuese të rasteve dy udhëtime nga dy vende të ndryshme të BE-së të kushtojnë më lirë se një udhëtim nga Tirana për në një shtet apo anasjelltas. Vetëm dy javë më parë, ndërsa po kërkoja një biletë fluturimi nga Tirana për në Milano, vura re se, së paku tri kompani ajrore zotërojnë një monopol virtual në destinacionet e para, si Vjena, Budapesti apo Roma. Kërkova në faqet /////ëeb të këtyre kompanive dhe vërejta se një udhëtim nga Tirana në Vjenë, vajtje-ardhje, mund të kushtojë 450 euro, nëse nuk arrin të kapësh një biletë të kuqe; ndërsa po të udhëtosh Tiranë-Vjenë-Bruksel, çuditërisht bileta kushton më lirë, rreth 447 euro. Nëse udhëton në linjën Tiranë-Vjenë-Londër (dy udhëtime dhe një distancë tri herë më e madhe sesa linja Tiranë-Vjenë), bileta mund të kushtojë 424 euro, ose shumë më lirë sesa të udhëtosh vetëm për në Vjenë. E njëjta gjë ndodh po të shohësh çmimet e ofruara nga kompanitë “Malev” apo “Alitalia”. Për të udhëtuar për në Budapest, kushton 303.9 euro, ndërsa po të udhëtosh për në Bruksel, kushton 329 euro. Dukshëm, këto kompani shfrytëzojnë situatën monopol në të cilën operojnë në udhëtimet me një destinacion, ndërsa konkurrenca duket se shtohet vetëm kur bëhet fjalë për destinacionet e dyta, ku në lojë hyjnë pa dyshim edhe kompani të tjera.
Mungesa e konkurrencës
Mungesa e konkurrencës së qartë në linjat e udhëtimit që mbulojnë hapësirat shqiptare detare dhe ajrore, është edhe shkaku që çdo udhëtari shqiptar që i takon të udhëtojë jashtë vendit i takon të paguajë shumë më tepër sesa paguajnë shtetasit e tjerë europianë. Sipas ekspertëve të Transportit, shoqëritë e këtyre lloj transporteve shfrytëzojnë edhe “favorin” që u krijohet atyre nga mbulimi i hapësirave shqiptare nga një numër i madh kompanish udhëtimi si ajrore, ashtu edhe detare. Të shkosh për në Itali me një traget të linjave Durrës-Bari, Durrës-Ankona, apo Vlorë-Brindizi, Vlorë-Bari etj., po kështu edhe në kthim, është më shtrenjtë se të vish me këto linja për në drejtim të Budvës, Tivarit apo Ulqinit dhe pastaj të hysh në Shqipëri me një mjet. Gjithashtu, logjikisht për të udhëtuar për në Itali me avion, duhet të zgjedhësh një linjë direkte, por praktikisht mund të kursesh para duke i rënë nga Gjermania. Kur kompania gjermane e fluturimeve “Lufthansa” erdhi në Shqipëri disa vite më parë, njoftoi se do të ofronte çmime konkurruese për një numër të madh destinacionesh në Itali, përmes Munihut. Nëse e shikon në hartë, është e lehtë të thuash se është absurde që të udhëtosh 3 mijë kilometra, por në realitet të kushton më lirë sesa po të udhëtosh vetëm 700 kilometra, pra Tiranë-Romë. Nëse kërkon të udhëtosh nga Tirana në Romë, bileta mund të të kushtojë edhe 450 euro. Por nëse bën një xhiro dhe i bie nga Vjena, të kushton 410 euro. Konkurrenca për linjat italiane është e ashpër, veçanërisht për faktin se Italia zë më shumë se gjysmën e destinacionit ajror të Shqipërisë.
9 Maj 2008