E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte i mungon Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo beson se mungesa e kryetrajnerit Antonio Conte ka penguar ekipin në muajt e parë të sezonit 2012-13.

Conte u pezullua për 10 muaj në fillim të këtij stinori si rezultat i skandalit për kurdisje të ndeshjeve gjatë kohës sa ishte në krye të Sienës. Por, suspendimi më pas iu reduktua në katër muaj dhe Pirlo është i lumtur që Conte është pranë rikthimit.

“Na ka munguar shumë Conte, sidomos në përfundim të pjesëve të para. Ai gjithmonë ka këshilla për secilin dhe mund të ndryshojë rrjedhën e lojës me ndryshimet e tij taktike”, deklaroi Pirlo për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›