Tragjedi në Kukës, humb jetën 17 vjeçari

Një ngjarje tjetër tragjike ka prekur futbollin shqiptar. Futbollisti 17 vjeçar i skuadrës së Kukësit, Ilirjan Thaçi ka ndërruar jetë në fushën e gjelbër të premten pasdite.
Sipas medieve shqiptare, mjekët dyshojnë se futbollisti ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje miqësore të zhvilluar pasdite ndërmjet Kukësit U17 dhe Prizrenit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet autopsia e të ndjerit për të zbuluar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës gjatë miqësores me Prizrenin. Paraprakisht dyshohet se i ndjeri ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes.