Këshilli i Sigurimit, seancë për Kosovën në 22 janar
Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë në një seancë të posacme situatën në Kosovë si dhe raportin e kreut të misionit të OKB-së në këtë vend, Lamberto Zanier. Data për seancën është caktuar më 22 janar. Kina ka presidencën e radhës së KS-së për muajin janar. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Xhang Jeshua tha se: “Kosova mbetet çështje e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit”.
Më 22 janar do të shqyrtohet raporti i rregullt i kreut të misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, një raport që është bërë traditë të jepet cdo tre muaj para ambasadorëve të vendeve të KS. Mbledhja e fundit kushtuar Kosovës u mbajt më 15 tetor.
8 Janar 2010