Irak, nga sulmet me bombë vriten 7 persona
Raportohet se 7 vetë janë vrarë nga sulmet me bomba në provincën lindore Anbar të Irakut. Këto sulme me bomba, që qartazi ishin të koordinuara, mendohet se kishin policinë në qytetin Hit. Sulmuesit i kishin vënë bombat në katër shtëpi, që u takonin oficerëve lokalë të policisë. Ndër të vrarët ishte edhe shefi i luftës antiterror në këtë qytet dhe disa policë të tjerë. Shefi antiterror, Valid al Hiti, ishte njëri nga liderët e fushatës kundër Al Kaidës në provincën Anbar, që ndihmoi në reduktimin dramatik të dhunës në këtë territor.
Holandë
Vendosen skanera trupi në aeroportin e Amsterdamit
Në Holandë është futur në përdorim teknika e shumë diskutuar për siguri më të madhe në aeroporte: i ashtuquajturi skanimi i trupit. Deri tani në përdorim janë futur 15 skanera, ndërkohë që numri do të rritet në 60. Kur të instalohen, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në SHBA duhet të kalojnë nëpër këtë lloj sistemi në skaner. Skanimi tregon pjesën e saktë të trupit; ku ka diçka; që punëtorëve të sigurisë u mundëson që të kontrollojnë vetëm këtë pjesë të trupit.
Francë
Qeveria: Gjobë 750 euro për femrat e mbuluara myslimane
Ligjvënësit francezë publikuan propozim legjislacionin lidhur me gratë myslimane që veshin burka në Francë. Sipas kreut të shumicës parlamentare, Zhan Fransua Kope, gratë që veshin burka në publik do të gjobiten deri në 750 euro. Burrat që detyrojnë gratë të veshin burka do të përballen me gjoba edhe më të rënda, tha Kope. Të njëjtat burime thanë se propozim ligji parasheh lejimin e veshjes së burkës vetëm në ngjarje të veçanta kulturore. Propozim ligji do të diskutohet në parlamentin francez.
8 Janar 2010