E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton ribashkohet me ish-të fejuarin



Paris Hilton ka nxitur spekulimet se ajo është ribashkuar me ish-të dashurin e saj, Xhezon Shou, pasi është parë në shoqërinë e tij në Hollivud. Zëdhënësi i trashëgimtares së hoteleve konfirmoi së fundi se Hilton ishte ndarë nga Dag Reinhardt, por ajo nuk ka lejuar të qëndrojë gjatë e vetmuar, pasi gjatë fundjavës është parë duke u shoqëruar dhe duke qeshur me ish-të fejuarin. Ajo kishte shijuar një darkë në restorantin “Woo Lae Oak” në Los Anxheles me Shou, me të cilin ishte e fejuar për një kohë të shkurtër në vitin 2003. “Ata erdhën rreth orës 10 në mbrëmje për darkë. Paris dukej mrekullueshëm në një fustan të ngushtë seksi. Xhezon nuk i hiqte sytë nga ajo, e tërë darka shkoi duke qeshur. Ata ishin të lumtur me njëri-tjetrin”, ka thënë burimi për faqen “PerezHilton”.

27 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›