Paris kushtëzon ratifikimin e marrëveshjes fiskale

Franca nuk do ta ratifikojë pakon për disiplinë fiskale, po qe se në të nuk inkorporohen edhe disa amendamente që do të garantojnë ndërmarrjen e masave të caktuara që do të siguronin rritje ekonomike, deklaroi të enjten ministri i sapozgjedhur francez i Financave, Pierre Moscovici.
Gjatë një interviste për televizionin francez BGM, Moscovici përsëriti qëndrimin e tij, se qëndrimi i qeverisë së re lidhur me këtë çështje “është i qartë dhe i palëkundur”.
Ministri francez i Financave theksoi se, është e nevojshme që Evropa të udhëhiqet në një tjetër drejtim, pra, jo vetëm të fokusohet në përgjegjësinë buxhetore, por edhe drejt rritjes ekonomike të saj.
Këto dy çështje nuk janë kundërthënëse mes veti, sqaroi Moscovici.